Tentoi të merrte me forcë makinën një qytetari, kapet 34 vjeçari në Vlorë

Shqipëria

Tentoi të merrte me forcë makinën një qytetari, kapet 34 vjeçari në Vlorë

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Një 34 vjeçar i shpallur në kërkim për dy vepra të ndryshme penale është vënë në prangat e policisë këtë të premte.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale S.S. është arrestuar pasi ka qenë i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe për marrjen me forcë të makinës së një tjetër shtetasi.

Ky shtetas dyshohet se në datën 03.11.2021, në bashkëpunim me shtetasin S. J., i ndaluar më herët nga Policia, kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim S. S., 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se në datën 03.11.2021, në bashkëpunim me shtetasin S. J., i ndaluar më herët nga Policia, kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S”, thuhet në njoftimin e policisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat