Ish-Ministri: Shteti jonë pa ushtri, armët i përdorëm për të vrarë njëri-tjetrin

Shqipëria

Ish-Ministri: Shteti jonë pa ushtri, armët i përdorëm për të vrarë njëri-tjetrin

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 10:19
Ylli Manjani

Ylli Manjani, ish Ministër Drejtësie, ka hequr paralele mes aktualitetit Pavarësisë e cila sipas tij është thejsht një ditë pushimi zyrtar.

“Kam idenë se pavarësia jonë është thjesht një ditë pushimi zyrtar. Ismail Qemalin, kryetarin e parë të shtetit të pavarur, na e largoi Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit. Për vijimësi llogjike, në vitin 2021, gjykatësit pra thelbin e shtetit na i largon Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit!!!

Demokracinë dhe politikën ja besojmë më shumë ambasadës Amerikane sesa votës sonë. Shqiptarët vijojnë të jenë të ndarë e të copëtuar në shtete. Me Kosovën më shumë zihemi sesa jemi në unison”, shkruan Manjani në rrjete sociaale.

Sipas të njëjtit, ne kemi frikë edhe ta mendojmë bashkimin e shqiptarëve nën një shtet, e jo më ta bëjmë, kemi frikë se na bërtasin ambasadorët.

“Shteti jonë sot është pa ushtri, por edhe kur e kishim nuk bëmë dot asnjë luftë. Armët e saj i përdorëm për të vrarë njëri-tjetrin jo armikun. Kemi vite që ushqehemi me skrapin armëve dhe paisjeve të ushtrisë që kishim, e që sna u desh kurrrë.

Shtetin e mbyt pushteti politik. Ky i fundit sundon sepse përdor rregullat e pushtuesit. Gjithmonë kështu… Cilido shtet i huaj mund të bëjë çtë dojë me ne dhe, shteti jonë jo vetëm që s’të mbron, por të tregon me gisht. Sjellja jonë e mbijetesës nën shtetin tonë të pavarur është gjetja e një vizë e huaj ose idealisht një pasaportë e një shteti tjetër.

Ndaj dhe idealizojmë më shumë shtetet e huaja sesa shtetin tonë…Nuk ka nevojë të na pushtojë askush, sepse ne dorëzohemi vetë. Na ka mbet vetëm një flamur, që edhe atë i heqim e i vëmë yllin.  Megjithatë nesër ta Gëzojmë Pavarësinë, ditën e pushimit zyrtar. Për të gëzuar më shumë se kaq, duhet marrë leje tek ambasada…Dhe himni kombëtar nuk ka vetëm një strofë ore”, shkruan më tej Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat