Të hënën hapet Rruga e Arbrit në Shqipëri, thirrje për kujdes drejtuesve të automjeteve

Shqipëria

Të hënën hapet Rruga e Arbrit në Shqipëri, thirrje për kujdes drejtuesve të automjeteve

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 17:53
Foto

Të hënën më datë 29 nëntor Rruga e Arbrit në Shqipëri do të hapet për qarkullim.

Kryeqyteti tashmë do të lidhet më shpejt me zonën verilindore dhe qarkun e Dibrës përmes aksit prej 70 kilometrash, që përbëhet nga 6 tunele dhe 4 ura.

Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia nëpërmjet Rrugës së Arbrit do të jenë larg nga kryeqyteti dy orë.

Rruga do të jetë mbi 80 % e kalueshme por menaxheri i projektit ka një thirrje për drejtuesit e automjeteve.

“Një nga elementët që kemi përfshirë në planin e menaxhimit të trafikut është kufizimi i shpejtësisë, përderisa është një rrugë ku ne kemi punime të tjera. Apeli shkon për drejtuesit e mjeteve,” – u shpreh inxhinieri Mihallaq Spirollari.

Aktualisht punimet për përfundimin e rrugës janë fokusuar në tunelin e Murrizit. Rruga e Arbrit përfundon në Blladë në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat