1 i vdekur e 4 të lënduar/ Përgjaket rruga e Rinasit pas përplasjes së ambulancës me veturën

Shqipëria

1 i vdekur e 4 të lënduar/ Përgjaket rruga e Rinasit pas përplasjes së ambulancës me veturën

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Supozohej të ishte një ditë feste, ajo e pavarësisë së Shqipërisë, por nisi me një lajm të keq që në minutat e para të datës 28.

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 00.20 në rrugën e Rinasit. 

Nga pamjet duket një ambulancë dhe një automjet tip Golf, të dy të bëra copash.

Nga raportimet e para thuhet se kemi të bëjmë me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur.

Megjithatë pritet një njoftim zyrtar nga policia për të hedhur dritë mbi incidentin.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë por forca policore dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat