Shembet masivi shkëmbor në Shkopet, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Shqipëria

Shembet masivi shkëmbor në Shkopet, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 09:06
Shembet masivi shkëmbor në Shkopet

Qarkullimi në rrugën nacionale Burrel-Skuraj është bërë me vështirësi që prej orës 5 të mëngjesit të sotëm, 28 nëntor.

Një masiv shkëmbor është shembur në afërsi të vendit të quajtur "Sektori C", duke bllokuar fillimisht totalisht qarkullimin e automjeteve.

Familja në Durrës pa informacion prej një jave, nëna e dy fëmijëve gjendet në Elbasan te i dashuri

Shqipëria feston 109 vjet Pavarësi, festime në Vlorë, hiqen kontrollet në kufi me Kosovën

Shembja e masivit shkëmbor krijoi një varg të gjatë automjetesh që lëviznin në drejtim të Tiranës dhe Burrelit.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka menaxhuar trafikun, ndërsa një mjet tip fadromë po punon për heqjen e gurëve.

Në ditët me shi ky aks rrugor bëhet gjithmonë problematik për shkak të rënies së gurëve pasi i mungojnë rrjetat mbrojtëse në shpatin e malit.

Image
Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat