Mbyllet burgu i Zaharisë/ Të burgosurit transferohen në Shënkoll

Shqipëria

Mbyllet burgu i Zaharisë/ Të burgosurit transferohen në Shënkoll

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 16:03
Burgu i Zaharisë

Burgu i Zaharisë i përdorur prej vitesh për personat me probleme të shëndetit mendor për të vuajtur dënimin e tyre do të mbyllet.

Prej 2 ditësh u transferuan në burgun e Shënkollit të dënuarit kur për ta janë përshtatur 2 godina. Gjatë transferimit të tyre ishte dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili që ka ndjekur gjithë procesin e transferimit.

Ende Shqipëria nuk ka një institucion që t’i përgjigjet vendimeve të gjykatave për personat që kryejnë vepra penale dhe rezultojnë të papërgjegjshëm para ligjit.

Të burgosurit do ta kryejnë dënimin e tyre të përkohshëm në këtë burg.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat