Zjarri djeg pallatin në Korçë, 3 familje në qiell të hapur

Shqipëria

Zjarri djeg pallatin në Korçë, 3 familje në qiell të hapur

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 10:19
Zjarri djeg pallatin në Korçë

Një pallat dykatësh në Korçë është përfshirë nga flakët gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtyllë.

Fatmirësisht banorët kanë shpëtuar pa dëmtime por dëmet materiale janë të mëdha.

Mësohet se në këtë pallat jetonin 3 familje, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë në momentin e rënies së zjarrit.

Sipas policisë zjarri ka rënë nga oxhaku, ndërsa familjeve që kanë mbetur në qiell të hapur u duhet një zgjidhje emergjente për të kaluar dimrin e ftohtë në këtë fshat.

Pritet ndërhyrja e instancave pasi edhe rreshjet e borës sapo filluan.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat