Braçe jep alarmin: Shkumbini po del nga shtrati, banorë largohuni!

Shqipëria

Braçe jep alarmin: Shkumbini po del nga shtrati, banorë largohuni!

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:15
Lumi Shkumbin

Deputeti socialist Erjon Braçe me anë të postimi më të fundit ka dhënë alarmin për përmbytje nga lumi Shkumbim. Ai shprehet se lumi Shkumbim po del nga shtrati dhe se kërkon që banorët e zonës që janë të rrezikuar të largohen sa më parë.

Statusi i plotë:

A DONI ME PER NDRYSHIMET KLIMATIKE?

URDHERONI:

#LUMI SHKUMBIN PO DEL NGA SHTRATI NE CERME TE SIPERME DHE NE TE GJITHA CERMAT BUZE TIJ!

Te shtune, #LUMISHKUMBIN ishte 5 metra poshte, ne shtrat;

E hene, tani, #LUMISHKUMBIN po del nga shtrati!

Gjithcka prej prurjeve te medha te tij ne pjesen e siperme, Librazh, Elbasan.

Dy gjera kam;

E para per banoret: Largohuni ju dhe cdo mjet, gjithashtu bageti nga toka prej buzes se lumit deri ne argjinature; QENDRIMI PERBEN RREZIK!

E dyta, per Qeverine;

Duhet te pergjigjemi sot me masa efektive ndaj ndryshimeve te klimes, vecanerisht ne mbrojtje lumore, argjinatura, lene pergjysem apo demtuar gjate kohes;

ARGJINATURA NGA SULZOTAJ DERI NE KULAR ESHTE NE RREZIK!

Halli nisi sot dhe do jete alarm permanent per 6 muajt ne vijim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat