Kujdes nga gurët që bien në rrugë! Shirat e dendur shkaktojnë rrëshqitje dherash në disa akse

Shqipëria

Kujdes nga gurët që bien në rrugë! Shirat e dendur shkaktojnë rrëshqitje dherash në disa akse

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 14:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore të Elbasanit.

Probleme ka pasur në aksin Elbasan-Gjinar dhe Cërrik -Gramsh-Mollë në Grabovë.

Megjithatë, raportohet se nuk ka pasur probleme në qarkullim, ndërkohë që firmat kontraktuese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e inerteve që bien here pas here në vende të caktuara.

Si pasojë e shirave dhe e prurjeve të mëdha, ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës, Shushicë dhe ujërave të lumit Shkumbin, ku janë nën ujë gati 1 hektarë tokë bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat