Ishin bërë gati për të vjedhur një banesë në Lezhë, policia kap mat hajdutët dhe i arreston

Shqipëria

Ishin bërë gati për të vjedhur një banesë në Lezhë, policia kap mat hajdutët dhe i arreston

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 16:02
Ishin bërë gati për të vjedhur një banesë në Lezhë, policia kap mat hajdutët dhe i arreston

Policia ka vënë në pranga dy të rinj nga Tirana, J.B., 22 vjeç dhe L.Xh. 17 vjeç në afërsi të një vile në dalje të qytetit të Lezhës.

Gjatë kontrollit të automjetit J.B., 22 vjeç dhe pasagjerë shtetasit L.Xh. 17 vjeç, dhe L.Gj., 16 vjeç. Ky i fundit u procedua penalisht për moskallëzim krimi.

Gjithashtu, gjatë kontrollit, policia gjeti një armë zjarri automatik, 90 fishekë dhe sende të dyshuara të vjedhura nëpër banesa të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të pronës të ndodhura me parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas që po qarkullonin me mjet në zonat e Lezhës, dyshohej së mbanin armë në automjet dhe dyshohej  se do kryenin vjedhje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Vila”.

Në kuadër të këtij operacioni, në dalje të qytetit Lezhë, në afërsi të  një vile, shërbimet e Policisë “Shqiponja “kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin J.B. dhe pasagjerë shtetasit L.Xh., e L.Gj., Policia gjeti një armë zjarri automatik, 90 fishekë dhe sende të dyshuara të vjedhura nëpër banesa të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: J.B., 22 vjeç dhe L.Xh.,17 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u proçedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi ” shtetasi L.Gj.,16 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartëpemendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se  janë autorë  të disa vjedhjeve në banesa në zonën e Lezhës dhe nën  drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit ” ,  “Prodhimi,  mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta “, kryer nëbashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat