ARRSH apel shoferëve: Policia nuk do ju lejojë të udhëtoni pa goma dimri dhe zinxhirë

Shqipëria

ARRSH apel shoferëve: Policia nuk do ju lejojë të udhëtoni pa goma dimri dhe zinxhirë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Pas reshjeve të dendura të shiut dhe borës, Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Ky apel bëhet për të gjithë përdoruesit në akse rrugore ku ka prezencë të dëborës, në të kundër nuk do të lejohet të kalojnë nga patrullat e Policisë Rrugore.

Apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve Nisur nga parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim, të cilat do jenë me reshje shiu dhe dëborei bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në të gjitha ato akse rrugore ku ka prezencë të dëborës, pasi nuk do të lejohet të kalojnë nga patrullat e Policisë Rrugore.

Kujdes, respektoni sinjalistikën rrugore reduktoni shpejtësinë, ndiqni udhëzimet e Policisë Rrugor” apelon ARRSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat