Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, shpëton mrekullisht shoferi

Shqipëria

Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, shpëton mrekullisht shoferi

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 13:33
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rreth-rrotullimin e Dimalit.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm mjeti tip Ford,i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal.

Burimet e policisë bëjnë me dije se mjeti me targa AA 602 XL,ka qënë duke udhëtuar me shpejtësi dhe lagështira e rrugës ka bërë që ai të humbasë kontrrollin e mjetit në kthesë.

Pas daljes nga rruga,mjeti që drejtohej nga 23-vjeçari R.B,ka përfunduar i përmbysur në kanal.

Kanë qënë banorët e zonës ata që pas përplasjes së mjetit e kanë ndihmuar 23-vjeçarin të dalë nga mjeti pa lëndime. 23-vjeçari ka shpëtuar mbrekullisht nga aksidenti i rëndë,ndërkohë që mjeti ështē shkatërruar plotësisht.

Ekspertët e policisë rrugore në vendngjarje kanë konfirmuar se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia jashtë normave të lejuara dhe lagështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat