Vrasja e 8 vjeçarit në Fier/ Gledis Nano zbardh të dhëna rreth autorit: Ai ka qenë hajdut banesash

Shqipëria

Vrasja e 8 vjeçarit në Fier/ Gledis Nano zbardh të dhëna rreth autorit: Ai ka qenë hajdut banesash

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 11:16
Vrasja e 8 vjeçarit në Fier/ Gledis Nano zbardh të dhëna rreth autorit: Ai ka qenë hajdut banesash

Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano në Komisionin e Sigurisë, është ndalur edhe tek ngjarja makabre e ndodhur pak ditë më parë në Fier.

Nano tha se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes makabre që tronditi opinionin publik. Sipas tij autori i krimit, Klodian Çalamani ishte dënuar më parë vetëm si hajdut banesash.

Me 16 nëntor u arrestua në flagrancë në Gracalli agresori që kishte groposur një të mitur me inicialet M.V..

Në Policinë e Shtetit ka pasur të dhëna se ai ka qenë hajdut banesash por për personin në fjalë, nuk ka pasur kallëzime në fushën e abuzimit seksual dhe krimeve seksuale”, është shprehur Nano

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat