I dënuar për pedofili, rrëfehet mësuesi që “ngriti në këmbë” Beratin: Punova katër ditë, pritja ka qenë e mirë

Shqipëria

I dënuar për pedofili, rrëfehet mësuesi që “ngriti në këmbë” Beratin: Punova katër ditë, pritja ka qenë e mirë

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 13:19
Ëngjëll Bregu

Ëngjëll Bregu, mësuesi që rezulton të jetë i dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003 dhe i rikthye në detyrë në një nga shkollat 9 vjeçare të qytetit të Beratit, ka reaguar në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”.

Ishin prindërit e fëmijëve që të shqetësuar denoncuan rastin e rikthimit të tij si mësues Fizike në shkollën “22 Nëntori”.

Bregu tregon se ai ka ushtruar profesionin e tij prej 4 ditësh në këtë shkollë, ndërsa tregon se ka dorëzuar të gjitha dokumentat në këtë shkollë dhe më pas e thirrën për të filluar punë.

“Isha prej 4 ditësh në atë shkollë, 19 nëntor deri 23 nëntor. Kam hyrë në portal në vitin 2017 dhe kam qëndruar në pritmshëmëri sepse s’kishte vende pune, më është hapur vendi në 1 shkurt dhe kam qenë në një shkollë në Levan gjatë kësaj kohe. Në shkollën “22 nëntori” kam dorëzuar dosjen me të gjitha dokumentat dhe më thirrën në punë. Të gjitha janë në dosje që kam dorëzuar në drejtori arsimore. 4 ditë u ndjeva ngushtë se nuk ishin lëndë të profilit tim, ishin vetëm 4 orë fizikë dhe të tjerat ishin teknologji”, tha ai.

Përsa i përket shkarkimit nga ministrja Kushi pas ngjarjes së rëndë, Bregu thotë se këtë lajm e dëgjoi në lajme dhe nuk ka një shkresë zyrtare nga drejtoria rajonale. Ai shton më tej se në shkollë e kanë pritur mirë përveç drejtoreshës së këtij institucioni, e cila ka dyshuar në shkresat e punës që Bregu ka dorëzuar.

“Më morën në telefon që ka ardhur një gazetare në shkollën tuaj. Dëgjova në lajme atë të ministrisë unë nuk kam shkresë zyrtare nga drejtoria rajonale, më thanë që ministria e ka dhënë urdhër DAR të ngrejë një grup pune për punësimin e mësuesve. Në shkollë pritja ka qenë e mirë përveç drejtoreshës që më ka bërë përshtypje që kur i dorëzova shkresën e punës dhe më tha se nuk ishte firma e drejtoreshës së DAR Berat. Më thirrën më dhanë shkresën e punës dhe erdha këtu. Drejtoresha më ka paragjykuar sepse dinte diçka”, tha Bregu.

Vetë nxënësit e shkollës ’22 nëntori’ tregojnë se kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit, ndërsa Bregu thotë se një fëmijë nuk di si të veprojë dhe se ai ka kryer vetëm një orë mësim me të gjithë këta nxënës.

“E ka pyetur gazetarja si ju shikoni mësuesi, një fëmijë nuk di si të veprojë, si është shikimi kur un kam bërë vetëm 1 orë mësim me të gjithë nxënësit”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat