Rrëfehet pas skandalit në Berat/ Shpërthen në lot mësuesi i dënuar për pedofili: Do luftoj vetëm për djalin tim!

Shqipëria

Rrëfehet pas skandalit në Berat/ Shpërthen në lot mësuesi i dënuar për pedofili: Do luftoj vetëm për djalin tim!

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 13:42
Mësuesi 62-vjeçar, Ëngjëll Bregu

Mësuesi 62-vjeçar, Ëngjëll Bregu, i cili rezulton të jetë i dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve ka folur në një intervistë ekskluzive për ‘Shqipëria Live’, në Top Channel.

Në lidhje me akuzimet për prekje të nxënësve në muajin maj, në vitin 2009, Bregu i hedh poshtë dhe thotë se asnjë mësues apo nxënës nuk ka kryer denoncim. Ai shton se pas kësaj ngjarje nuk e kapërdiu dot stresin dhe vendosi të punojë në të zezë.

Bregu ka ushtruar profesionin e tij për 23 vite dhe ka qenë në 4 ose 5 shkolla, ndërsa deklarohet i pafajshëm për rastet që ai është akuzuar për pedofili, 62-vjeçari akuzon ish gruan e tij për inskenim!

“I kërkova ish drejtori të drejtorive arsimore më nxirr viktimën kush është. Asgjë s’ka ndodhur. Asnjë prindër asnjë nxënës, po të kishte denoncim do kisha hyrë në burg, Nuk e kapërdiva këtë stres të dytë dhe vendosa të mos bëja pjesë më në Arsim dhe kam punuar në të zezë. Kjo e 2009 ishte fill 1 muaj para se të bëhej ky inskenim unë u martova, mora një grua të dytë. Dorën në zjarr nuk e vej, unë dyshoj. I thonë 23 vite punë, kam qenë në 4-5 shkolla. Nëse do isha i tillë si ka mundësi që në këto shkolla nuk erdhi asnjë ankesë në drejtimin tim? Kam pasur mbështetje në komunitet, në Berat më thërrasin Profesor”, tha ai.

Në shkollën 9-vjeçare “22 nëntori” në Berat, aty ku u regjistruar dhe skandali i radhës studionte edhe djali i Engjëll Bregut, e ndërsa përmendej ai mësuesi shpërthen në lot duke thënë se do të luftojë vetëm për fëmijën e tij dhe shton se ka mbështetjen e plotë të bashkëshortes së tij!

“Bashkëshortja detyrimisht u alarmua, kush është, i thash rri e qetë besomë. Atë e di unë si je ti, më ke krahë. Çunin do ta heqim nga ajo shkolla thashë unë. Do jetë edhe çështje bullizimi, drejtoresha më tha ca do bësh me çunin. Kam një fëmijë ëngjëllor s’munda ta humbas. Do luftoj vetëm për djalin tim, jo për veten time”, tha Bregu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat