Vdekja e 4 turistëve ruse, aksidentale apo e qëllimtë? Fatos Klosi tregon se çfarë mund të ketë ndodhur

Shqipëria

Vdekja e 4 turistëve ruse, aksidentale apo e qëllimtë? Fatos Klosi tregon se çfarë mund të ketë ndodhur

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 22:05
Fatos Klosi

Ish-drejtuesi i Shërbimit Informativ Fatos Klosi foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qerret të Kavajës, ku humbën jetën 4 turistët rusë.

“Monoksidi i karbonit shkakton vdekjet kur flenë në dhomë, kur djegia nuk është e plotë dhe njerëzit flenë në dhomë ka ndodhur. Por kanë qenë një gjumë dhe nuk e kanë kuptuar. Këta katër njerëz kanë qenë duke u larë, duke lëvizur. Diçka do të kishin ndjerë që në çastin kur kanë hyrë. Por megjithatë gjithë problemi është  se si është e mundur në një hotel luksoz të ketë monoksid karboni në një pishinë?

Mund të jetë vetëm aksidentale. Ata erdhën nga Maqedonia brenda ditës dhe mund t’i kishin vrarë andej. Nuk mund të bëjnë shërbimet sekretet dhe të mbushin dhomën e pishinës në hotel me monoksid karboni është ngjarja më absurde.

Mund të shihet se nëse është bllokuar , ta vendosin pishinën në të njëjtën kondita si ajo ditë për të kuptuar…por nëse nuk është lëvizur asgjë”, tha Klosi për News24.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat