Fshatrat e Lezhës pa ujë/ Në Kolsh, banorët e mbushin me bidonë ku të munden

Shqipëria

Fshatrat e Lezhës pa ujë/ Në Kolsh, banorët e mbushin me bidonë ku të munden

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Mungesa e ujit të pijshëm prej kohësh po kthehet problem në disa zona të Lezhës.

Një situatë e tillë e shoqëron prej vitesh këtë zonë. Banorët çdo ditë enden burimeve për të mbushur ujë për përdorim vetjak.

Ata thonë se ujësjellësi ka ardhur deri në gjysmë të zonës e ndërsa zona tjetër vijon të mbetet pa ujë, edhe pse shpesh herë janë ankuar pranë ujësjellësit në Lezhë.

Depozitat e ujit apo dhe vetë puset që banoret kanë bërë në shtëpitë e tyre mbetet e vetmja zgjidhje për ta, deri në momentin që ujësjellësi të furnizojë të gjithë zonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat