Meta zbulon lojën e dyfishtë të Bashës

Shqipëria

Meta zbulon lojën e dyfishtë të Bashës

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 11:49
Ilir Meta

Përplasja me kryetarin e PD-së ka bërë që Ilir Meta të hapë “dosjet e vjetra” kundër Lulzim Bashës, e akuzoi për paktin e detit me Greqinë që firmosi në Prill të vitit 2009, por që më pas e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

Presidenti zbuloi për here të parë, se Lulzim Basha si ministër i Jashtëm në atë periudhë bëri një lojë të dyfishtë, por pa dhënë më shumë detaje.

“Unë nuk i nxjerr thikën njeriu, po të jetë për të goditur e godas përballë dhe nuk i kam ikur kurrë ballafaqimit as me Fatos Nanon, as me Berishën apo Ramën. Ky zotëria nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar. Më dëgjo me vëmendje, se është një person, nuk e kam thënë më parë, por jam i detyruar se po e tepron më shumë sesa duhet, se është një person, që mban përgjegjësi të veçantë për lojën që bëri për marrëveshjen e detit me Greqinë, se ishte ministër i Jashtëm dhe ishte përgjegjësi e tij që ajo të bëhej në përputhje me Kushtetutën dhe të ishte e suksesshme dhe jo të shmangte presidentin për të bërë dopio lojë, nga njëra gjoja po e bëjmë dhe firmosim dhe nga ana tjetër. Çdo njeri duhet t’i dalë për zot detyrës së vet”, deklaroi president

Gjithashtu Ilir Meta, paralajmëroi kreun e PD-së, Lulzim Basha, se nuk do që të flasë më shumë për këtë temë, sepse implikojnë një shtet të tërë për marrëveshjet ndërkombëtare..

“Më fal por nuk dua të them gjëra të tjera, por këto janë gjëra që implikojnë një shtet të tërë në marrëveshjet ndërkombëtare. Unë flas me të vërtetën, nuk po vazhdoj sepse jam i kujdesshëm, edhe kur bëje sikur nxehem e bëj për të tërhequr vëmendjen, se këtu ka ca gjëra, nuk është kaq e thjeshtë”, tha Ilir Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat