Stuhi në det, dëborë në mal/ Era e fortë ndalon peshkatarët, në zonat e thella shkëputet energjie

Shqipëria

Stuhi në det, dëborë në mal/ Era e fortë ndalon peshkatarët, në zonat e thella shkëputet energjie

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka detyruar autoritetet e portit të Durrësit që të pezullojnë daljen në det për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

Situata po monitorohet nga ana e kapitenerisë, ndërsa vijon normalisht lundrimi i trageteve drejt Italisë dhe anasjelltas.

Pavarësisht detit të trazuar, mëngjesin e kësaj të premteje, mbërritën në Durrës dy tragete të linjës së Barit.

Edhe në Portin e Vlorës, për 24 orët e ardhshme u vendos që anijet e vogla të mos dalin në det. Kjo për shkak të dallgëve dhe erës së fortë.

Ndërkohë vonesa nga moti i keq pritet të ketë dhe në linjën e trageteve me Brindisin.

Problem mbeten dhe zonat malore në qarkun e Korçës.

Prej ditës së hënë fshati Panarit, krahas bllokimit, vuan mungesën e energjisë elektrike.

Nga reshjet e dendura të borës, janë rrëzuar disa shtylla te rrjetit elektrik

Ndërkohë punonjësit e OSHEE janë duke punuar, por ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit dhe dendësisë së borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat