Një fshat i Korçës i izoluar prej 5 ditësh dhe pa energji elektrike

Shqipëria

Një fshat i Korçës i izoluar prej 5 ditësh dhe pa energji elektrike

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Fshati Panarit i Korçës prej ditës së hënë është pa energji elektrike.

Për shkak të borës së dendur, disa nga pemët janë rrëzuar duke këputur telat e energjisë, po ashtu duke rrëzuar edhe shtyllat.

Banorët thonë se punonjësit e OSHEE janë duke punuar, por është e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit dhe dendësisë së borës.

Panariti vijon të mbetet i izoluar prej 5 ditësh, dhe pa energji elektrike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat