Basha mesazh falënderimi për Merkel: Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për ju

Shqipëria

Basha mesazh falënderimi për Merkel: Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për ju

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 16:06
Angela Merkel

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh falenderimi për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila po largohet nga politika pas 16 vitesh qeverisje.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se lidershipi i saj në kohëra të trazuara që kaloi bota,  është një shembull frymëzues. Kryedemokrati thekson po ashtu se Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen e Merkel.

“Faleminderit Angela Merkel!

Lidershipi juaj, në kohëra shumë të trazuara që kaloi bota, është një shembull frymëzues.

Angazhimi juaj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta.

Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj.

Gjithë të mirat në jetën tuaj dhe suksese në angazhimet e ardhshme”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat