Defekti në linjën Kalimash-Kukës lë pa drita qytetin dhe rrethinat, OSHEE rivë në punë nënstacionin

Shqipëria

Defekti në linjën Kalimash-Kukës lë pa drita qytetin dhe rrethinat, OSHEE rivë në punë nënstacionin

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

OSHEE njofton se për shkak të një defekti në linjën OST Kalimash-Kukës, ka mbetur pa energji elektrike NST Rexhepaj, e cila furnizon me energji qytetin e Kukësit dhe rrethinat. 

Më tej bëhet e ditur se është bërë e mundur vënia në punë e nënstacionit dhe gradualisht po normalizohet situata e furnizimit me energji.

Njoftimi i OSHEE:

Mirmbrema. Për shkak të defektit në linjën e OST Kalimash-Kukës, ka mbetur pa energji NST Rexhepaj që furnizon me. energji qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij.
Pas manovrimeve, u bë e mundur vënia në punë e nënstacionit dhe gradualisht po normalizohet situata e furnizimit me energji në të gjtiha zonat e prekura nga defekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat