Aksident i rëndë në Berat/ Makina përplaset me 3 mjete të parkuara, 2 të plagosur rëndë. Drejtuesi i dehur në timon

Shqipëria

Aksident i rëndë në Berat/ Makina përplaset me 3 mjete të parkuara, 2 të plagosur rëndë. Drejtuesi i dehur në timon

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, 3 dhjetor në qendër të qytetit të Beratit.

Mësohet se një mjet që drejtohej nga një shtetas i pirë ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi përgjatë aksit Axhensi-Gjykatë.

Mjeti ka goditur fillimisht një makinë përballë shkollës 9-vjeçare "22 Tetori" dhe është larguar me shpejtësi, por pak metra më tutje ai është përplasur edhe me 3 mjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur rëndë dy shtetas, të cilët ishin pasagjerë me të në makinë.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Mësohet se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërkohë që lëvizja e automjeteve është devijuar në rrugën përgjatë lumit Osum.

Mjetet e përfshira në aksident janë: një "Golf 5", një "Mitsubish" dhe një "Subaro."

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:20, tek shkolla "22 Tetori", shtetasi A.T., 32 vjeç duke drejtuar automjetin tip "Benz", është përplasur me një mjet tjetër dhe është larguar nga vendi ngjarjes dhe në vendin e quajtur përballë "AZA Electronik", është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin F.K dhe me dy mjete të cilat ishin të parkuara.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi F.K dhe pasagjerja në mjet, të cilët po marin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A.T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat