Rama dhe Berisha - Kadilli tregon se tek cili Kuvend do të shkojë

Shqipëria

Rama dhe Berisha - Kadilli tregon se tek cili Kuvend do të shkojë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 21:25
Fatbardh Kadilli

Fatbardh Kadilli u shpreh se më 11 dhjetor do shkojë në Kuvend t'i përsërisë demokratëve se duhet një lidership i ri, nuk është as Basha, por natyrisht nuk është Berisha.

Por zoti Berisha e ka deklaruar haptazi që po kërkon rikthimin në krye të PD-së. Zoti Kadilli u shpreh se kjo nuk është zgjidhje.

“Me modesti do t'i paraqes demokratëve nevojën për një lidership të ri. Ne nuk mund të vazhdojmë t'i servirim të njëjtën gjellë shqiptarëve vetëm duke e ngrohur pak. Ne duhet t'i servirim një propozim të ri, dhe ky propozim i ri nuk mund të jetë zoti Berisha me gjithë respektin ndaj ti.

Nuk është as zoti Basha, i cili ka konsumuar çdo lloj shansi e kemi mbështetu pa kufij”, tha Kadilli për Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat