Ja si parashikohet moti sot

Shqipëria

Ja si parashikohet moti sot

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 07:06
Ilustrim

Moti në fundjavën që presim do të jetë i ndryshueshëm. Ditën e shtunë do të karakterizohet nga vranësira e reshje shiu të pakëta deri në mesditë, të cilat në zonat jugore do të mbeten të izoluara deri në orët e pasdites.

Më tej vranësirat do t’i lenë vendin kthjellimeve.

Prej së dielës paradite do të vijë dendësim i vranësirave dhe në orët e mesditës reshjet shiut do të përfshijnë pjesën veriore e qendrore dhe gradualisht do të fitojnë intensitet të lartë në të gjithë bregdetin, veriperëndimin e jugperëndimim.

Reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave me rrufe. Dëbora do të prekë alpet si dhe gradualisht me rënien e temperaturave edhe zonat e tjera malore.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi 5 deri 10m/sek. Gjatë mesditës së të dielës do të fitojë forcë 16 deri 20 m/sek përgjatë bregdetit e në momentet me shtrëngata duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat