U drogua dhe dhunua nga burri/ 27-vjeçarja në Vlorë lë fëmijën dhe largohet

Shqipëria

U drogua dhe dhunua nga burri/ 27-vjeçarja në Vlorë lë fëmijën dhe largohet

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 13:57
Ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur nga rasti ku një 27-vjeçare u procedua penalisht nga policia e Vlorës, pasi kishte braktisur fëmijën e saj 1 vjeç.

Bëhet me dije se 27-vjeçarja kishte marrë këtë vendim pasi është rrahur dhe droguar me dhunë nga bashkëshorti i saj, i cili më pas e ka hedhur në rrugë.

Nëna e re pas largimit nga i shoqi abuzues, për shkak të pamundësisë ekonomike për të mbajtur fëmijën e saj, e ka lënë përkohësisht atë në Shtëpinë e Foshnjës në këtë qytet derisa të krijonte kushtet për mirërritjen e saj.

Por institucioni ka referuar rastin në polici dhe vajza është proceduar penalisht për veprën “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat