Parashikimi i motit për ditën e diel

Shqipëria

Parashikimi i motit për ditën e diel

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 06:01
Ilustrim

Të dielën paradite do të vijë dendësim i vranësirave dhe në orët e mesditës reshjet shiut do të përfshijnë pjesën veriore e qendrore dhe gradualisht do të fitojnë intensitet të lartë në të gjithë bregdetin, veriperëndimin e jugperëndimim.

Reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave me rrufe. Dëbora do të prekë alpet si dhe gradualisht me rënien e temperaturave edhe zonat e tjera malore.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi 5 deri 10m/sek.

Gjatë mesditës së të dielës do të fitojë forcë 16 deri 20 m/sek përgjatë bregdetit e në momentet me shtrëngata duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat