Bie në humnerë makina në malin e Moravës, dy të plagosur

Shqipëria

Bie në humnerë makina në malin e Moravës, dy të plagosur

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 10:02
Bie në humnerë makina në malin e Moravës, dy të plagosur

Tjetër aksident në orët e para të mëngjesit.

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën e Malit Moravë.

F. K. 36 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar makinën tip “Audi” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri Dh. G. 32 vjeç, banues në Korçë.

Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat