Abstraktja, që kërkoi abstraktët

Shqipëria

Abstraktja, që kërkoi abstraktët

Nga: Agim Jazaj Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 14:08
Agim Jazaj

Zerat apelues dhe kumbues të ditës…

Mesazhi erdhi dje taze, edhe nga shqiptarët e vendosur në SHBA …

Po edhe sondazhi i qytetarëve Vlonjat, i zhvlluar përgjatë një jave, nga televizioni Rajonal 6 + 1 Vlorë u lexua qartë, i rezultuar: 88 o/o e qytetarëve; votojnë për kuvendin e mbajtur nga Partia Demokratike më datën 11 dhjetor dhe 12 o/o votojnë për datën 18 dhjetor.

*Miku ynë i hershëm Aldo BANI, dërgoi nga përtej kontinentit, Kanadaja merakun e tij, për ta ndarë me lexuesit njerëzit e Atdheut të tij.

“Kemi rënë në “bela” me disa nga njerëzit e miq tanët: Për Foltoren e datës 11-të, dhe kuvendin e datës 18 dhjetor.

Jo vetëm, antarësia, por dhe shoqëria janë me sy e vesh të mprehuar, të ndarë në dy pjesë.

Ka dhe një pjesë, e cila është jashtë të dyjave, dhe kërkojnë të tretën, të “artën; që nuk ekziston deri më tani!

Konkretja janë datat; 11 dhe 18 Dhjetor, me dy prej krerëve dhe mbështetjen e antarsisë.

E treta, ajo që ëndërrohet nga ëndërrimtarët është; Abstrakte.

Mund të ëndërrosh abstrakten, por a mund t’i nënshtrohesh abstraktes?!

Tashme janë të shtruara në tryezë; dy alternativa.

Një miku ynë nga radhët e PD (dhe jo vetëm) arsyeton se: “Berisha ka 30 vjet në politikë dhe ështe i Konsumuar”.

-Por, a mund të fshihet një e vërtetë, urugani i ditës që e mbështet në foltoret e ditës, kudo të “konsumuarin”, edhe me nënëshkrimin nga antarësia dhe të publikuara me emër e llagap?! Mund të quhet një shoqëri e indokrinuar, e pa emancipuar, po ky është realiteteti përballë verdiktit: Pakica i nënështrohet shumicës!

Dhe gjithëkush me arsyen minimale, duhet t’i nënështrohet këtij verdikti, mbështetjes plebishitare, nga antarësia, po edhe nga qytetaria.

Disa thonë se Berisha është i konsumuar dhe e ka ndëshkuar me “Non grata” SHBA?

Shumë udhëheqës në botë, më të mëdhenj në moshë, i kanë burgosur diktaturat, kanë dalë nga burgu dhe në moshë më të madhe, kanë bërë epope.

“Non Grata” e SHBA - nuk është një vendim i formës së prerë, nga organet ligjore, dhe kurrë e kurrës nuk anatemon dhe shfuqizon verdiktin e Sovranit Shqiptar!

Njerëzit dhe udhëheqsit, nuk i plak mosha, po i rinon akti, misioni, si dhe i plak humbja, vepra! Dhe kur: Një skuadër me trainerin e vet, duke humbur kaq ndeshje radhazi, a mund të qëndrojë në krye të asaj skuadre trainer- humbës, dhe ta besojnë, mbështesin e duartrokisin tifozët për golat e ngrëna?!

Ka sporte që luajnë individët si; Boksi, Mundja, Shahu etj, ku individi vendos fitoren dhe humbjen. Ka dhe sporte që luhen në grup si: Futbolli, baskebolli, vojlebolli, politika, etj.

Dhe kapiteni ka vlerën e vet, si edhe gjithë skuadra…

Kur një trainier, me gjithë skudrën, ka humbur kaq ndeshje, a mund të rrij në krye të skudrës dhe të mbështetet nga tifozeria, në shumicë përveç fanatikëve?

Ka qënë e mjafë koha për ta provuar kapidenin dështak?

Shihni “kampionatin”politik të zhvilluar përmbi tri Dekada!

PD me Berishën nuk ka humbur kaq gjatë ndeshje, pushtet dhe në kohë shumë më të vështira; Tri legjislatura, si me Bashën!

Dhe as PS, nuk ka fituar kaq pushtet, si me Bashën në opozitë, Tri legjislatura?!

As në vitet më të vështira, të tragjedisë së ’97-s, kur PD e përzuri sovrani nga pushteti me pushkë, ishte dhe drama më e rëndë për shqiptarët dhe PD.

Por, as at’herë PS, nuk fitoi Tri legjislatura Pushtetin, por vetëm Dy legjislatura!

Dhe sërish PD me Berishën, që shqiptarët e përzunë me Pushkë nga Pushteti, e rikthyen në Pushtet shqiptarët, pas Dy legjislaturave, me votën plebishitare në pushtet PD me prijs Berishën; për dy legjislatura; 2005-2013.

Madje rikthimi në pushtet habiti edhe botën!

A mund të bëhet krahasimi me Tragjedinë e vitit 1997, dhe rikthimin pas dy legjislature në pushtet- PD, Berishën dhe me humbjen e Tri Legjislaturave me Bashën, pa 1997-tën?!

PD me Berishën; fitues dhe trimufues, ka fituar në kohët më të vështira!

Distanca është mijëra km larg!

A mund të bëhet opozitë me humbës të çertifikuar, për tri legjislatura?!

Humbjen e tri legjislaturave nga PD, dhe fitoren e 3 legjislaturave nga PS, me z. Basha përballë?!

Ka dhe militantët që thonë: “Edhe në këto kohë, prej largimin nga kreu i PD-s: “Defakto ishte kryetar z. Berisha”! Hahaha!

Po të ishte “defakto” kryetar Berisha- minimalisht arsyetimi, do t‘i kthente syt dhe së paku arsyes: Ai që e solli në pushtet PD pas Dy legjislaturave, pas tragjedisë së vitit 1997-s, do të humbte 3 ligjislatura; 2013 - 2021?!

Kush i ha këto?

Marrëzia ngrihet nga të marrët, që nuk e shohin realitetin, kërkojnë abstrakten, përballë konkretes!

Mirë mend që nuk kanë, po me sy nuk shikjonë edhe mbështetjen nga bashkëatdhearët e tyre në Amerikë që përcilellin mesazhin dhe u apelojnë bashkëatdhetarëve të tyre?!

Kjo është hataja e njerëzve që bëjnë hata, jo vetëm për vete, por dhe ndaj shoqërisë - shpërthen i lënduar edhe Aldoja nga Kanadaja!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat