Gjendet pa jetë 27-vjeçari sirian në malin e Moravës, dyshohet se ka vdekur nga i ftohti

Shqipëria

Gjendet pa jetë 27-vjeçari sirian në malin e Moravës, dyshohet se ka vdekur nga i ftohti

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 22:11
Gjendet pa jetë 27-vjeçari sirian në malin e Moravës

Një shtetas 27-vjeçar është gjetur mbrëmjen e sotme pa shenja jete në malin e Moravës.

Burime konfirmojnë se shtetasi është emigrant sirian, rreth 27 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.

Policia në vendngjarje, ndërkohë që pritet ekspertiza nga mjekësia ligjore lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat