"Burra vrasës"/ Në 8 vite, 120 gra dhe vajza viktima të dhunës në familje

Shqipëria

"Burra vrasës"/ Në 8 vite, 120 gra dhe vajza viktima të dhunës në familje

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Në 8 vitet e fundit janë vrarë 120 gra dhe vajza si pasojë e dhunës në familje, pjesa më e madhe nga partnerët e tyre.

Janë këto shifrat që u bënë publike këtë të premte, në ditën e fundit të fushatës globale për ndërgjegjësimin kundër dhunës me bazë gjinore, një aktivitet që u organizua me pjesëmarrje të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

Për opozitën, Shqipëria ynë është ndër vendet me nivelin më të lartë të dhunës së grave dhe vajzave në Europë.

Nisur nga rastet e shtuara të mësuesve pedofilë në shkolla deputetja demokrate, Ina Zhupa, kërkoi më shumë angazhim nga institucionet për marrjen e masave që element të tillë të mos pjesë e sistemit arsimor në vend.

"Në 8 vitet e fundit janë vrarë 120 gra dhe vajza në Shqipëri. Shqipëria renditet në vendet e para në Europë për vrasjen e grave dhe vajzave."

Duke pranuar situatën shqetësuese të dhunës me basë gjinore në vendin tonë, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla pohoi se ligji nuk ka funksionuar si duhet.

"Mendoj luftën kundër dhunës në bazë si një çështje ligji. A janë ligjet tona mjaftueshëm të plota, për të luftuar këtë të keqe?"

Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare u angazhuan për ta çuar përpara fushatën sensibilizuese “Jo unë,jo ne”.

Sipas një raporti nga zyra e Kombëve të Bashkuara 8 mijë gra në Shqipëri denoncojnë çdo vit dhunën në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat