Basha flet për takimin me 6 ambasadorët: Folëm për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen

Shqipëria

Basha flet për takimin me 6 ambasadorët: Folëm për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:06
Pamje nga takimi

Takimi i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen” ky ishte komenti i shkurtër që Lulzim Basha bëri për takimin e mbajtur paraditen e 14 dhjetorit në selinë e PD-së.

Në takimin e sotëm me Bashën kanë qenë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ambasadorja e Francës, Elisabeth Barsacq, ambasadori i Britanisë, King-Smith dhe ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci.   

Takimi vjen një ditë pasi në selinë e PD-së ish kryeministri Sali Berisha së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike, strukturë e ngritur nga Kuvendi I 11 dhjetorit hynë në selinë e PD-së për të zhvilluar një mbledhje. Përballë në një sallë tjetër, Lulzim Basha po zhvillonte një takim tjetër.

Berisha njoftoi nisjen e përgatitjeve për referendumin e datës 18 dhjetor, ku kërkohet që anëtarësia e partisë të shprehet për vendimin e Kuvendit për shkarkimin e zotit Basha. 

Nga ana tjetër Basha reagoi me tonet më të ashpra të përdorura deri më tani ndaj pararendësit të tij, duke i kujtuar të kaluarën komuniste, apo dhe ngjarjet e vitit 1997.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat