Vdekja e foshnjës në Has, vjen reagimi i Bashkisë: Nëna vuan nga probleme të shëndetit mendor

Shqipëria

Vdekja e foshnjës në Has, vjen reagimi i Bashkisë: Nëna vuan nga probleme të shëndetit mendor

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Bashkia e Hasit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme, ku ka ndërruar jetë foshnja tre muajshe si pasojë e asfiksisë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, teksa i ka shprehur ngushëllime familjes ngjarjen e trishto, Bashkia i bën me dije se nëna e foshnjës vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Thuhet se nëna mbështetet me pagesën e programit të aftësisë së kufizuar, si dhe merr ndihmë ekonomike.

“Më tej thuhet se institucioni ka propozuar vendosjen e fëmijës në një institucion të përkujdesit për fëmijë, por gjyshja e saj nuk ka pranuar. Në emër të gjithë qytetarëve të Hasit, Bashkia e Hasit i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Peca për humbjen tragjike të foshnjës.

Bashkia Has në bashkepunim me partnerë të tjerë në vazhdimësi ka qenë e vëmendshme ndaj nevojave të familjes duke i mbështetur ata, duke i ofruar banese sociale, ushqime dhe medikamente.

Krahas kësaj ndihme, nga strukturat e shërbimit social, nëna mbështetet me pagesën e programit të aftësisë së kufizuar. Gjithashtu është përfituese e ndihmës ekonomike.”- thuhet në reagimin e Bashkisë.

Po ashtu thuhet se  Bashkia ka propozuar që fëmija të dërgohet  në një institucion të përkujdesit për fëmijë, por kjo gjë është refuzuar nga gjyshja.

“Duke qenë se zonja është diagnostikuar me problematika të shëndetit mendor, grupi teknik ndërsektorial ka propozuar vendosjen e fëmijës në një institucion të përkujdesit për fëmijë, si një masë emergjente pasi prindi nuk mund të ushtrojë përgjegjësinë prindërore, masë e cila u kundërshtua nga gjyshja e fëmijës, e cila ka deklaruar se do të kujdeset për fëmijën. Në këto kushte, pas deklaratës së lëshuar nga gjyshja e femijes, ka qenë i pamundur transferimi në institucion rezidencial.

Edhe një herë Bashkia Has me pikëllim dhe dhimbje, shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të fëmijës për humbjen e rëndë.”- thotë Bashkia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat