Çfarë do të ndodhë me Adriatik Llallën? Avokati Sokol Hazizaj: Ja pse nuk ekstradohet

Shqipëria

Çfarë do të ndodhë me Adriatik Llallën? Avokati Sokol Hazizaj: Ja pse nuk ekstradohet

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 23:50
Adriatik Llalla

Për sa i takon klientit të tij, ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, avokati Sokol Hazizaj shpjegoi se ligji italian nuk e lejon ekstradimin për këtë vepër penale sepse kodi atje nuk e njeh si verpër penale atë për të cilën është dënuar Llalla, por si kundravajtje penale.

“I gjithë procedimi penal ndaj Adriatik Llallës ka nisur vetëm nga njoftimet që ka dhënë media, nuk kemi instituvion që të ketë kallzuar Llallën. Ju garantoj që neni 35 i Konventës Europiane për ekstradimin, referuar veprës penale për të cilën është dënuar Adriatik Llalla nuk e lejon mundësinë e ekstradimit për vuajtjen e dënimit deri në dy vite.

Ka dy marrëveshje mes Shqipërisë dhe Italisë për ekstradimin e personave dënuar me formë të prerë që deri në 4 vite nuk ekstradohen.

E treta që është më themelorja, parashikon rastin e pamundësisë së ekstradimit kur vendi pritës ka vepër penale për mosdeklaramin por që në Itali kjo nukë shtë vepër penale por kundërvajtje penale. Maksimumin e tyre kanë pagesën e dëmit të shkaktuar dhe gjobën. Vetëm një forcë madhore mund ta ekstradojë atë vetëm shëndeti“, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat