Berisha e zbulon për herë të parë: Ja cili politikan realizoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë

Shqipëria

Berisha e zbulon për herë të parë: Ja cili politikan realizoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 23:19
Sali Berisha

Kreu i PD Lulzim Basha në deklaratat e bëra së fundmi është përpjekur të marrë meritat për liberalizimin e vizave për Shqipërinë duke aluduar se kishte ardhur si pasojë e veprimeve të tij në postin e ministrit të Jashtëm.

Ndërsa Berisha e ka hedhur poshtë këtë tezë duke thënë se liberalizimi i vizave kishte ardhur nga kancelarja e atëhershme gjermane, Angela Merkel.

"Vizat Shqipërisë ja ka hequr Angela Merkel. I kam thënë që unë nuk dua asgjë tjetër veçse të dërgoni një ekip të shihni nëse janë përmbushur kriteret.

Ajo dërgoi drejtorin e policisë federale i cili u surprizua për mirë gjatë 3 ditëve që ndenji dhe i dërgoi menjëherë mesazh Merkel", tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat