Në 1 orë në Kukës votojnë 130 persona, Elezi: Po vijnë në acar e borë, janë njerëz të lirë

Shqipëria

Në 1 orë në Kukës votojnë 130 persona, Elezi: Po vijnë në acar e borë, janë njerëz të lirë

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 09:38
Ibsen Elezi

Në qarkun e Kukësit brenda 1 orë kanë votojnë 130 anëtarë nga 2084 votues që janë në total si anëtarë të PD-së.

Ndërkohë, ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi u shpreh se votimi po zhvillohet në borë dhe se ata që po votojnë po e bëjnë me vullnetin e tyre të lirë.

Ai tha se kjo është një lëvizje e kërkuar nga poshtë dhe se Berisha nuk kishte rrugë tjetër për të zgjidhur situatën në PD.

Elezi: Kam pasur reagim lidhur me shkeljet në PD nga liderat. Asnjë shtëpi nuk mund të ekzistojnë nëse nuk ka rregulla në familja. I njëjti fenomen ka ndodhur në PD. Iniciativat sikurse ka qenë kuvendi janë iniciative me vullnet të lirë. Kanë ardhur njerëz në kohë bore dhe acari, vetëm njerëz me vullnet të lirë mund ta bëjnë këtë. Këto nuk janë gjëra të imponuara.

Nuk kam se si të mos jemi pjesë sepse e kama kërkuar demokracinë nga poshtë. Vetëm lëvizja nga poshtë e zgjidh problemin. Berisha nuk ka pasur rrugë tjetër, për ta zgjidhur këtë çështje në PD. Lidershipi i partisë ka mbajtur peng opozitën dhe gjithë partinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat