Roland rendit arsyet pse duhet të jenë kundër Berishës

Shqipëria

Roland rendit arsyet pse duhet të jenë kundër Berishës

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 16:14
Roland Bejko

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, ka thënë arsyet se përse duhet lënë pas e shkuara e të shikohet e ardhmja.

Ai tha se ishte pikërisht ish-kryeministri Sali Berisha ai që mbylli partinë për studentët e dhjetorit, si dhe përjashtoi nga partia Azem Hajdarin. Ai gjithashtu tha se duan një Parti Demokratike me vlera demokratike, e sot është momenti sipas tij për t’u arritur kjo gjë.

“Menduan që ky Kuvend do të ishte një dështim, por nuk e dinë që demokratët kanë një ëndërr për të bërë realitet. Është dashur nga shqiptarët në këto 30 vite që Shqipëria të ishte si e gjithë Evropa. Të kishte forca politike demokratike, një njeri që donte të qëndronte në vend, të kishte një edukim cilësor, të kishin teatrin, kulturën, mjediset sociale etj. Shqipërisë këto të gjitha thuajse i mungojnë ose i ka në mënyrë të cunguar. Ne këto vite jemi bërë zgjatime të ideologjisë që Ramiz Alija përcolli në vitet e fundit të diktaturës. Liderët tanë politikë, por edhe bota akademike nuk u ndanë dot qartazi sepse thellë te ne ishit ngulitur njeriu i ri. Unë e kam mbështetur Bashën të bëhet kryetar para 8 vitesh me besimin që në krye të PD do të kishim një lider perëndimor. U bë diçka, por jo sa duhet, sepse kështu ishte konteksti dhe situata. Ajo që ne thoshim në studio televizive ishin dy bashkëkryetar e ku janë 2 thuajse nuk është asnjëri dhe më pas dihet kaosi i krijuar. S’ka bërë njeri opozitarizëm më të fortë se PD në këto 8 vite.

Opozita ka qenë e vështirë sepse kishim përballë një anë tjetër, që zëvendësoi ideologjinë komunizëm duke çorientuar mendjen e njerëzve e duke paraqitur një Shqipëri virale, ajo e Edi Ramës. Të quajnë të paaftë nëse nuk ke 2-3 vila, e na thonë ju s’jeni si ne. Po ndaj jemi të ndryshëm. Nuk do të doja kurrë të isha në këtë pozicion që jam vendosur këto 6 muaj përballë liderit historik Sali Berisha. Ne kemi bërë sakrifica, sepse fëmijët e mi u rritën pa banë sepse unë kur jam bërë baba për herë të parë kam qenë në fushatë. Na është dashur shumë sakrificë për të mbijetuar këtu sepse na vodhën të ardhmen, kontributet e në fund historinë, atë të viteve ’90. Kështu ndodhi me Azem Hajdarin. Ai ishte themeluesi i PD, studenti që udhëhoqi lëvizjen e dhjetorit. Ça ndodhi me të? E përjashtuam nga PD, ia mbyllëm derën. Ne kemi qenë dëshmitar kur e përjashtuan nga grupi parlamentar, kështu ka ndodhur me të gjithë figurat e PD. Më vjen keq kur shoh miqtë tanë që janë kthyer në hije të vetvetes

Sali Berisha na përdori kur i duheshim, por për të dhënë kontribut na mbylleshin dyert. Unë përshëndes vendimin që ka marrë PD për t’u ndarë nga e shkuara, ne nuk kemi nevojë të ndahemi nga individë, ata janë të mirëseardhur. Më vjen keq për ata studentë e demokratë që kemi ndarë sakrifica, e kjo ndodhi për shkak të dëshirës së një individi që quhet Sali Berisha. Ka një fund politik për shumëçka, e kjo mund të vijë për shumë arsye, edhe për një fjalë goje e thënë në momentin jo të duhur”, tha Bejko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat