Basha lexon sot emrat e 5004 delegatëve të Kuvendit

Shqipëria

Basha lexon sot emrat e 5004 delegatëve të Kuvendit

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 09:59
Lulzim Basha

Pallati i Kongreseve ishte dje arena e Lulzim Bashës për të rrëzuar mitin se Sali Berisha i ka marrë partinë.

Futja e njerëzve në sallë nuk u shoqërua me ndonjë proces që vërtetonte se ata që po merrnin pjesë ishin delegatë, pra, anëtarë të Kuvendit Kombëtar, apo mbështetës të thjeshtë të Bashës. Por selia blu u zotua se do të bëjë transparencë brenda kësaj të diele. Sot Basha pritet të bëjë publikë emrat e 5004 delegatëve që sipas tij mbushën një ditë më parë Pallatin e Kongreseve.

Vendimet që u morën dje në Kuvendin e Bashës

Të pranishmit votuan përmes ngritjes së kartonëve jeshilë, duke miratuar një rezolutë e cila nuk njeh mbledhjen e Kuvendit Kombëtar nga Sali Berisha në 11 dhjetor. Po ashtu, u votua edhe një akt tjetër, i cili lë jashtë forumeve të partisë personat e lidhur me komunizmin dhe ata të shpallur non grata nga SHBA. Ky dokument u bë posaçërisht për Berishën, duke e përjashtuar kështu nga Këshilli dhe Kuvendi Kombëtar Demokrat, forume ku Berisha ishte anëtar për shkak të detyrës si ish kryeministër.

Gjithsesi, Berisha vijon të jetë anëtar i thjeshtë i PD-së dhe ndaj tij nuk u mor ndonjë vendim përjashtues total. Basha ndoqi punimet e Kuvendit edhe pas fjalës së tij, duke u përballur edhe me kritika nga bashkëpunëtorët. Kuvendi zgjati 7 orë, dhe u zhvillua një javë pas Kuvendit të organizuar nga ish-kryeministri Berisha, i cili fillimisht votoi për shkarkimin e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, ndërsa dje kishte thirrur referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Kuvedi i PD zgjati 7 orë, dhe u zhvillua një javë pas Kuvendit të organizuar nga ish-kryeministri Berisha, i cili fillimisht votoi për shkarkimin e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, ndërsa dje kishte thirrur referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat