Plehrat rrugëve në Elbasan, kompania e re nuk menaxhon situatën me mbetjet

Shqipëria

Plehrat rrugëve në Elbasan, kompania e re nuk menaxhon situatën me mbetjet

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Edhe pse prej një jave në bashkinë e Elbasanit filloi punën për menaxhimit e mbetjeve firma e re kontraktuese sërisht situata duket se është larg normalizimit pasi në shumë lage periferike të qytetit ende nuk është bërë i mundur largimi i tyre.

Elbasani nuk po gjen qetësi sa u përket mbetjeve urbane.

Kjo ishte situata në fundjavë në qytet.

Kontenjerët ishin plotë me mbeturina ndërsa kompania e re e menaxhimit të mbetjeve duket se nuk ka arritur të zgjidhë krizën që ka kapluar Bashkinë prej javësh.

Banorët e lagjen "Shën Koll" thonë se kjo situatë është bërë e paduruar.

"Problematikë shumë e madhe, shumë shqetësuese."

"Shumë shqetësuese, erë e rëndë. Edhe pamje e bukur nuk është. Fëmijët kalojnë aty dhe i shkelin."

Edhe institucioneve fetare që ndodhen aty thonë se janë në dijeni të situatës së krijuar nga mbetjet por që pavarësisht se kanë kërkuar ndërhyrje deri më tani nuk ka ndodhur.

"Kjo gjë na ka shqetësuar vazhdimisht. Vjen me gëzim për të ardhur në një shërbesë fetare dhe shfaqjen e parë që kemi është koshi i mbeturinave."

"Ky shqetësim është dhe i kishës ortodokse, pas meje kemi koshat e plehrave, janë dhe pas kishës. Fëmijët nuk dalin dot në kopsht nga era e keqe e plehrave."

Incineratori i Elbasani mësohet se nuk ka ndalur punën pavarësisht se është vënë nën sekuestro me një urdhër të bujshëm të SPAK, ndërsa qytetarët duhet të bashkëjetojnë me mbetjet derisa kompania e re e shpallur fituese nga Bashkia e Gledian Llatjes të gjejë kohën e duhur për t'i larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat