​Tre të lënduar në një aksident trafiku në Krujë, njëri prej tyre rëndë

Shqipëria

​Tre të lënduar në një aksident trafiku në Krujë, njëri prej tyre rëndë

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni sonte në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë në Shqipëri.

Policia e Shtetit njofton se automjeti i drejtuar nga një 18-vjeçar ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi K. R., rreth 15-vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa 14-vjeçari A.A., ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat