Tokë, apartamente dhe dyqane, SPAK i sekuestron 7 pasuri ish-gjyqtarit të lartë

Shqipëria

Tokë, apartamente dhe dyqane, SPAK i sekuestron 7 pasuri ish-gjyqtarit të lartë

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 15:25
SPAK

Në zbatim të ligjit antimafia, SPAK i ka sekuestruar pasurinë ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj. Në total janë 7 pasuri që janë sekuestruar.

Për Zenelajn kanë nisur hetimet për deklarim të rremë pasurie.

Por cilat janë pronat që i janë sekuestruar?

Në listën pronave të sekuestruara janë tokë, apartamente, garazhe, dyqane, etj.

Guxim Zenelaj dha dorëheqjen nga drejtësia verën e vitit 2017 sapo i përfundoi mandati në Gjykatën e Lartë duke iu shmangur vettingut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat