Lirohen nga burgu dy protestuesit që dogjën flamurin serb në Tiranë

Shqipëria

Lirohen nga burgu dy protestuesit që dogjën flamurin serb në Tiranë

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Paraditen e sotme kanë dalë përpara gjykatës në Tiranë dy personat e arrestuar për djegien e flamurit serb gjatë protestës së të hënës përpara Kryeministrisë, organizuar nga Sali Berisha kundër “Open Ballkan” dhe vizitës së Presidentit Vuçiç.

Astrit Cara dhe Besnik Balani akuzohen për “Nxitje të urrejtjes” dhe “Poshtërim i Republikës dhe i simboleve të saj”.

Prokuroria kërkoi që dy të arrestuarit të hetohen në gjendje të lirë me masën e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori.

Në pranishme në gjykatë ishte edhe deputetja demokrate, pjesë e grupit të Berishës, Albana Vokshi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat