Evi Kokalari paralajmëron Bashën

Shqipëria

Evi Kokalari paralajmëron Bashën

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 14:22
Evi Kokalari

Aktivistja shqiptare Evi Kokalari, e cila është edhe anëtare e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD, i ka drejtuar një mesazh të fortë kryetarit të shkarkuar të PD, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se Basha duhet të lirojë zyrën, deri në datën 5 janar, në të kundërt do të përballet me vullnetin e 43,385 anëtarëve të PD.

“Zyrat e kryesisë së PD-së duhen liruar, në mënyrë që Komisioni i Rithemelimit të vazhdoj punën që i kanë besuar 4446 delegatët për të bërë.

Duke konsideruar që jemi në periudhë festash, data 5 Janar lë mjaftueshëm kohë që Lulzim Basha të paketoj dhe të dalë në mënyrë civile, pa krijuar incidente, ndryshe do të përballet vetë me vullnetin e 43,385 anëtarëve që votuan për shkarkimin e tij, dhe pse jo, me vetë popullin që ai pafytyrësisht e ka trajtuar si vegël për të ngritur vlerën e pazareve personale me Ramën.

Uroj që Basha ta marri shumë seriozisht këtë datë dhe mos ofendoj më as inteligjencën dhe as vullnetin e Shqiptarëve.”-shkruan Kokalari

Image
Dokument
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat