Moti i keq në Shqipëri, disa zona mbesin pa energji elektrike

Shqipëria

Moti i keq në Shqipëri, disa zona mbesin pa energji elektrike

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 10:55
Ilustrim

Përkeqësimi i kushteve të motit në orët e para të ditës së sotme, 27 dhjetor, ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të Shqipërisë (OSSh).

Administratori i OSSH, Petraq Lika ka bërë të ditur se zonat në Fier, Fushë Krujë, Lezhë dhe rreth Tiranës, kanë mungesë të energjisë elektrike.

“Shkak i këtyre stakimeve është bërë moti i keq me shira, erëra të forta dhe shkarkime të fuqishme atmosferike që kanë përfshirë vendin gjatë mbrëmjes e duke vijuar deri në orët e para të ditës së sotme”, ka thënë ai.

Sipas tij, moti i keq do shoqërojë vendin edhe në 24 orët e ardhshme, raporton atsh.

Afro 90 përqind e defekteve janë shfaqur në zona rurale dhe rurale të thella, pasi furnizohen nga linja ajrore.

Institucionet e rëndësishme, si spitalet dhe hidrovorët furnizihen normalisht me energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat