Skandali me targat, zbulohen makinat e deputetëve të PS! Ligjvënësit e maxhorancës qejflinj të “Mercedes”-it

Shqipëria

Skandali me targat, zbulohen makinat e deputetëve të PS! Ligjvënësit e maxhorancës qejflinj të “Mercedes”-it

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 14:16
Ilustrim

Publikimi i databazës me targat e makinave të regjistruara në Shqipëri ka nxjerr në pah edhe preferencat e deputetëve të Partisë Socialiste.

Gazeta “Panorama” ka bërë një kryqëzim informacionesh mes databazës së targave dhe deklarimeve të pasurisë nga ana e vet deputetëve dhe ka zbuluar se çfarë automjetesh disponojnë deputetët e maxhorancës.

Në regjistrin e targave rezulton se kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, disponon një fuoristradë të markës “Volswagen Tuareg” të viteve të fundit.

Megjithatë, Balla është parë rrallë të lëviz me të.  Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka në përdorim sipas databazës së targave një BMW të viteve të fundit, por jo me madhësi motorike të madhe. Ai disponon një “BMW X1”.

Ndërkohë, ministri aktual i drejtësisë duket se ka rritur standardin e jetesës së tij. Në regjistrin e targave Ministri Ulsi Manja rezulton se ka një fuoristradë të markës “Mercedes Benz ML” me një kubaturë të konsiderueshme 3500 kubik.

Për ata të cilët nuk janë familjarë me madhësinë e motorit të automjeteve kujtojmë që sa më e madhe të jetë kubatura motorike, aq më shumë fuqi ka dhe konsumi i karburantit është më i madh.

Të njëjtën markë makine me ministrin e Drejtësisë ka edhe nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj.

Nga kërkimi që bëri gazeta “Panorama” në regjistrin e targave deputetja Felaj rezulton se disponon një “Mercedes Benz ML 350”.

Por ndërkohë, nga verifikimi në formularin e deklarimit të Pasurisë që Felaj ka dorëzuar këtë shtator në ILDKPI, nuk e ka deklaruar se ka në pronësi një automjet të tillë.

Një “Mercedesdashës” është edhe deputeti Xhemal Qefalia, i cili u rizgjodh në prill sërish deputet me logon e PS-së në kryeqytet.

Qefalia rezulton se po ashtu ka një fuoristardë “Mercedes ML 350”. Ndërkohë, deputeti i ri i cili u ul për herë të parë në karrigen e sallës plenare, Ornaldo Rakipi, rezulton se ka deklaruar në formularin e deklarimit të pasurisë një automjet luksoz “Mercedes Benz CLS”.

MAKINAT MODESTE

Në mesin e atyre që disponojnë automjete modeste në radhët e socialistëve është deputetja Mimi Kodheli. Sipas dokumentit që qarkullon në aplikacionin “WhatsApp” ajo disponon një “Fiat 500 C”.

Ndërkohë, deputetja e PS-së në Durrës, Klodiana Spahiu, rezulton se ka në emrin e saj një automjet tip “Ford Mondeo”, i cili nuk kategorizohet te makinat e luksit.

Mes deputetëve të PS-së, ka gjithashtu edhe prej atyre që kanë “Volswagen Golf 5”, e cila konsiderohet makinë e thjeshtë.

Ndërkohë, Denis Deliu, ish-gardisti që u bë deputet pasi la mandatin Lefter Koka, rezulton se ka një automjet modest “Mercedes” të vitit 2003.

MAKINAT NË PRONËSI TË DEPUTETËVE TË PS

Taulant Balla: “Volkswagen Touareg”

Damian Gjiknuri: “BMW X1”

Mimi Kodheli: “Fiat 500”

Ulsi Manja: “Mercedes Benz ML 350”

Ermonela Valikaj: “Mercedes Benz ML 350”

Fadil Nasufi: “Toyota RAV4”

Bujar Çela: “Mercedes Benz E 220”

Paulin Sterkaj: “Volkswagen Touareg”

Xhemal Qefalia: “Mercedes Benz ML 350”

Luan Duzha: “Mercedes Benz E 200 Kompressor”

Antoneta Dhima: “Mercedes Benz E 320CDI”

Klodiana Spahiu: “Ford Mondeo”

Fatmir Xhafaj: “Mercedes S Clas”

Nasip Naço: “Toyota Rav 4”

Erion Braçe: “Mercedes Benz GLA 220CDI”

Toni Gogu: Autoveturë, tip “Mercedes Benz”

Rrahman Rrahja: “Audi A5”, “Range Rover”

Niko Peleshi: “Mercedes ML”

Evis Kushi: “Skoda Octavia”

Ilirian Pendavinji: “Toyota Rav 4”

Jurgis Çyrbja: “E Class”

Blerina Gjylameti: “BMW X5”

Besion Ajazi: “Mercedes” fuoristradë

Pranvera Resulaj: “Mercedes E 280”

Bardhyl Kollçaku: “Mercedes Benz c220”

Ilir Topi: “Mercedes Benz viti 2008”

Arben Pëllumbi: BMW

Denis Deliu: “Mercedes Benz vit 2003”

Gertjan Deda: “Golf 5”

Niko Kuri: “Nisan” foristradë, “BMW FV3”

Ornaldo Rakipi: “Mercedes CLS”

PA MAKINË

Alqi Bllako

Belinda Balluku

Elisa Spiropali

Etilda Gjonaj

Etjen Xhafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat