Aksident i rëndë në Moravë, 53-vjeçari përplaset nga dy mjete dhe gjen vdekjen

Shqipëria

Aksident i rëndë në Moravë, 53-vjeçari përplaset nga dy mjete dhe gjen vdekjen

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.

Një 53-vjeçar, banor i këtij fshati, duke kaluar me vrap nga njëra anë e rrugës në tjetrën, është përplasur nga dy mjete. 

Ka qenë mjeti i parë, tip Skoda, me targa AA 274 HU që e ka goditur me pasqyrë dhe pas rënies së tij në tokë, mjeti tip ‘Mercedez Benz’ me targa AB 524 AO, e ka shtypur dhe tërhequr zvarrë mbi asfaltin e rrugës. 53-vjeçari Kastriot Rrënja ka gjetur vdekjen në vend dhe është transportuar me ambulancë drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat. 

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po punojnë për zbardhje e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit të rëndë me vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat