​Shqipëri, miratohet formati i vizës pullë dhe asaj elektronike

Shqipëria

​Shqipëri, miratohet formati i vizës pullë dhe asaj elektronike

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 20:22
Ilustrim

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua formati i vizës pullë dhe asaj elektronike.

Me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e formatit të vizës pullë dhe të vizës elektronike.

Sipas qeverisë, vendimet “Për miratimin e formës, të përmbajtjes dhe elementeve të sigurisë së vizës pullë” dhe “Për miratimin e formës, të përmbajtjes dhe elementeve të sigurisë së vizës elektronike”, shfuqizohen.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat