Aksident në Elbasan, makina përplas 15-vjeçarin, dërgohet në spital

Shqipëria

Aksident në Elbasan, makina përplas 15-vjeçarin, dërgohet në spital

Më: 1 janar 2022 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një automjet në Elbasan.

Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhi në rrugën Gostimë-Mollas, fshati Mollas, ku mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin K. Z., 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin e mitur K. H., 15 vjeç, banues në fshatin Mollas.

15-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat