Nis seanca në Apelin e Posaçëm për ish-ministrin Lefter Koka - ja çfarë ka kërkuar

Shqipëria

Nis seanca në Apelin e Posaçëm për ish-ministrin Lefter Koka - ja çfarë ka kërkuar

Më: 2 janar 2022 Në ora: 11:02
Lefter Koka.

Ka nisur në Apelin e Posaçëm seanca për masën e sigurisë për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Koka ka kërkuar masa të lehtë sigurie. Gjithashtu mësohet se gjyqtari i seancës është Dhimitër Lara.

Ish-zyrtari i lartë i PS-së akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me abuzimet me inceneratorët.

Kujtojmë se Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat