Zhvillimet në kampin blu, zëvendës ambasadori amerikan në selinë e PD

Shqipëria

Zhvillimet në kampin blu, zëvendës ambasadori amerikan në selinë e PD

Më: 6 janar 2022 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith pritet të mbërrijë në selinë e PD.

Në këtë subjekt ka pasur zhvillime intensive orët e fundit.

Mësohet se Smith do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Vizita vjen pak minuta pasi në selinë e PD kanë qenë dy grupe mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë hasur me dyer të mbyllura dhe nuk kanë zhvilluar aktivitetin e parashikuar në selinë e PD, duke akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat